Vathët në veshët e të voglës Stormi kanë bërë që ndjekësit e Kylie Jenner në Instagram të shpërthejnë në akuza ndaj kësaj të fundit.

Ylli i reality show-t shpërndau një video me vajzën e saj 5 muajshe duke luajtur, dhe shumë persona thanë se vogëlushja Stormi është ende e vogël për të përjetuar dhimbje të tilla.

Ndërsa persona të tjerë e mbrojtën duke thënë se shpimi i veshit është i zakonshëm në shumë kultura. Miliarderja më e re në botë nuk ka bërë ende një reagim për këtë rast.