Aktori i humorit Bes Kallaku, kohët e fundit ka qënë lajm kryesor i mediave sociale, përpos super dasmës dhe muajit të mjaltit edhe për largimin pas 14 viteve nga emisioni “Portokalli” në Top Channel.

Ndonëse ai e tha që largimi i tij nga ky television nuk erdh si rezultat i ndonjë konflikti apo hatërmbejtjeje me drejtuesit, kishte dhe nga ata skeptikët që e vinin ende në dyshim fjalën e tij.

Dhe ja… Besi publikon një foto për të “mbyllur” gojat e liga.

Mbrëmjen e kaluar, ai ishte një ndër të ftuarit VIP, në festën e ditëlindjes së trashëgimtares së "Top Media-s", Lori Hoxha, ku edhe ka shkrepur një foto me partnerin e Lorit, Vis Bajraktari.