Modelja me origjinë shqiptare Anxhela Martini është lidhur në martesë me të dashurin e saj rumun Dragos Savulescu, në Las Vegas. Me një veshje të pazakontë për një dasmë, Angela i dha fund beqarisë, duke u martuar me mashkullin e ëndrrave të saj.

Edhe pse vendimi për t’u martuar ka qenë i pamenduar gjatë, në dasmën e Angela-s nuk mund të mungonte shoqja e saj më e mire, Bleona Qereti e cila  ka qenë shoqëruesja e nuses në këtë ditë të rëndësishme.

E emocionuar nga kërkesa e çiftit për të qenë ajo shoqëruesja e nuses, Bleona ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, lumturinë.

"Dy nga njerëzit më të bukur brenda dhe jashtë që kam njohur ndonjëherë. U përlota kur më kërkuan të isha dëshmitarja dhe shoqëruesja e nuses në këtë dasmë kaq të veçantë. Faleminderit që më bëre pjesë e këtij momenti të rëndësishëm në jetën tënde, motra ime e bukur Angela. Do të dua dhe do të vlerësoj përjetë. Ju uroj gjithë lumtuturinë e kësaj bote dhe Zoti ju bekoftë të dyve. Me trashëgime dhe jetë të lumtur."