Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova ishte e ftuara speciale në koncertin për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e cila mbajti një koncert madhështor në sheshin "Nënë Tereza".

Rita Ora performoi disa prej hiteve të saj botërore si dhe "Vallen e Rugovës" së bashku me stafin e saj, çka i surprizoi të gjithë dhe elektrizoi sheshin e mbushur plot e për plot.

Në përfundim të koncertit, Rita falenderoi të gjithë shqiptarët dhe pjesëmarrësit përmes një postimi në Instagram.

"Sapo më thanë se rreth 300 mijë njerëz erdhën të më shikonin sonte. Gëzuar Ditën e Pavarësisë. Nuk mund të isha në asnjë vend tjetër të botës. E nisëm këtë bashkë dhe nuk mund të isha askund pa ju. Një falenderim special për skuadrën time dhe për qeverinë. Ka rreth 10 vite që performoj dhe kjo ndjenjë nuk largohet kurrë. Ju jam falenderuese. Jam krenare. Jam shqiptare. Deri herës tjetër! Ndalesa e radhës Brit Awards"