Ata po përgatiten të festojnë sezonin e tyre të parë festiv si çift, pasi romanca e tyre u bë publike në shkurt të këtij viti

 Shpirti i Krishtlindjeve duket se ka mbërritur në shtëpinë e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez teksa ata shihen të dekorojnë pemën e krishtlindjeve në shtëpinë e tyre në New York, bashkë me binjakët Max dhe Emme.

48-vjeçarja i ka publikuar fotot e mbrëmjes në “Instagram”. Ndonëse ata kanë vendosur të bashkëjetonin pak kohë më parë, një burim i tha revistës E! se Alex është gati t’i propozojë Jenniferit, nga dita në ditë dhe ndoshta dita e madhe do të jetë vigjilja e Krishtlindjes.

Më herët në muajin shtator, Jennifer tha se marredhënia mes tyre është shumë mirë dhe se ndihet sikur dashuron për herë të parë. Madje ajo shkoi aq larg sa tha se ndoshta kjo është dashuria e saj e parë e vërtetë.

Këtë periudhë të jetës së saj, këngëtarja 48-vjeçare e ka quajtur “Epokën e artë” pasi është bërë njeri më i mirë në krah të Alex, është bërë një vajzë më e mirë, një nënë dhe mike më e mirë dhe sigurisht një partnere më e mirë jete.