Jul Deda i përgjigjet Gentit: As vetë s'e di pse nuk më flet më!

Postuar: 11/07/2018 - 11:07

Aktori i humorit Julian Deda i është përgjigjur në emisionin Rreze Dielli në Report Tv, deklaratës së Gentian Zenelaj të bërë vetëm pak ditë më parë në emisionin "Thumb". Për sa i përket debatit mes tyre dhe faktit që nuk flasin, Juli shprehet se as ai vetë nuk e di arsyen pse Gentian Zenelaj nuk i flet më. Deda gjithashtu u shpreh se vetë Genti e ka për detyrim që për shkak të miqësisë së tyre ndër vite, ta takojë dhe tia thotë arsyen e vërtetë.

Unë se kam dëgjuar intervistën, vetëm më kanë thënë të tjerët. Për sa i përket Albano Bogdos, kjo është  e vetmja e vërtetë. Për të tjerat, si mendoni ju se  ndodh kjo që kur ikën dikush të jepet urdhër që të mos i flitet më? Ai e di shumë mirë që kjo është një shaka e brendshme që ne e kemi nisur në Portokallli. As ai vetë nuk e di pse i ka ngelur hatri, dhe normal që as unë se di. Ai e di që kur ka ikur nga 2xl, ka vazhduar krejt normal historia. Nuk ka ekzistuar ky urdhri “O me ne , o me ata”. Për atë nuk ka rëndësi a i flet Albani apo Visjani, ai e ka me mua. Erdhi një moment kur Genti nuk foli. Nga njerëzit që e kam dashur fort, Genti e ka për detyrim që të vijë dhe të ma thotë. Është e vërtetë që me Albanin ka ekzistuar kjo gjë, për t'u ndërfutur në SHBLSH. Dhe ky grup nuk bëhet më. Kjo treshe është e paparë, sado të lodhen, nuk ka shanse të rikthehen SHBLSH.

I pyetur nëse mund të rikthehet sërish grupi "The SHBLSH", aktori përgjigjet se për publikun dhe profesionin mund të ndodhë gjithçka.

Kurrë mos thuaj kurrë. Unë jam i hapur për çfarëdolloj rikthimi, por duhen sheshuar ca gjëra. Unë bëj çdo gjë për profesionin tim dhe për atë që pëlqen publiku. Mund edhe të ndodhë që të kthehet formati dhe të dalë skarco, dhe unë se dua këtë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Pas përfundimit të 'Sunny Hill Festival', Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Isaac Carew janë nisur për në Turqi.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Fureira ka vendosur yllin e saj në Walk of Fame, bulevardin e të famshmëve të Qipros në Agia Napa

Prezantuesja e njohur Roza Lati është një prej personazheve publike më aktive në rrjetet sociale, dhe shpesh ndan me fansat fotografi të

Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më popullore në showbizzin në shqiptar.

Futbollisti Gerald Pique vetëm pak më parë lajmëroi tërheqjen nga përfaqësuesja “La Roja”.

Edhe pse ata zyrtarisht nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre të dashurisë, të shumta kanë qenë sinjalet që ata janë bashkë prej kohësh.

Këngëtarja Demi Levato luftoi me jetën por ia doli të shpëtonte edhe këtë herë ndërkohë që për momentin është e shtruar në një qendër reh

   Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora për herën e dytë do të jetë prezantuese e ngjarjeve të rëndësishme botërore në botën e

   Zaimina Vasjari është një nga vajzat e showbiz-it shqiptar, e cila gjithmonë ka rënë në sy për jetën luksoze që bën.

   Një nga problemet më të mëdha të vajzave kur shkojnë në një dasmë është; çfarë të veshin?