Justin Bieber është emër që e hasim pothuajse çdo ditë në shtypin rozë.

Këngëtari së fundi ka dhënë lajmin se është bërë me një motër të vogël, shkruan lajmi.net.

Ai ka publikuar fotografinë e motrës në llogarinë e tij në Instagram, ku pranoi shumë urime nga miqtë dhe fansat e tij.

“Njihuni me anëtarin më të ri Bieber, motrën time të vogël Bay Bieber”, ka shkruar ai mbi fotografi.

Babai i tij Jeremy Bieber dhe gruaja e tij Chelsey Rebelo, e mirëpritën foshnjën të enjten.

Kujtojmë që javë më parë, Justin Bieber është fejuar me modelen e njohur, Hailey Baldwin, me të cilën tashmë janë bashkë në pothuajse çdo udhëtim të këngëtarit.