Kalimi i Turjan Hyskës në "Klan" do nxjerrë jashtë loje emisionin e Ermal Mamaqit?

Postuar: 14/06/2018 - 15:26

Është folur shumë këto kohë lidhur me ndryshimet e mundshme që do të kenë televizionet shqiptare në programacion me nisjen e sezonit të ri në shtator. Një nga televizionet që po prodhon më shumë lajme lidhur me spostimet dhe ndryshimet e mundshme në programacion është pikërisht Tv Klan.

Burime të sigurta për Blitz.al bëjnë me dije se me të nisur shtatori, “Xing me Ermalin” nuk do të ketë më orarin “primetime” në orën 21:00 të shtunave, pasi një projekt i ri do të zërë këtë fashë orari. “Apartamenti 2XL” që tashmë do të quhet “Duplex” dhe do të transmetohet çdo të shtunë prej orës 20:00-22:00 në Tv Klan. “Duplex” do të spostojë “Xing me Ermalin” për më vonë, ose për Ermal Mamaqin do të jetë rezervuar një tjetër ditë tjetër në programacionin e Tv Klan.

Thuhet se ky ndryshim ka ndodhur sepse gjatë sezonit të fundit stafi i Tv Klan nuk ka qenë shumë i kënaqur nga shifrat e shikueshmërisë së Mamaqit, megjithatë pritet të shohim se çfarë vërtetë do të ndodhë në shtator. /Blitz

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Jemi mësuar që ta shohim të kuruar deri në detaje në çdo dalje të saj publike, apo edhe në çdo fotografi që ajo poston në rrjetet sociale

Aktorja e famshme Heather Locklear është dërguar në spital për një vlerësim psikik pasi tentoi të vriste veten.

Format e saj trupore janë më së miri, por pavarësht kësaj edhe Lori Hoxha ka vendosur të mbajë dietë dhe në disa foto në Instastoryt zbul

XXXTentacion, një nga artistët më popullorë të repit në SHBA është vrarë në Florida me disa plumba pistolete.

Robert Berisha, kunati i këngëtares Tuna ka konfirmuar para pak javësh se nuk flet me të, por kjo gjë nuk ndikon në marrëdhënien me vëlla

   Rokeri shqiptar, Eugent Bushpepa u bë i njohur për publikun me flokë të gjata dhe me stilin e tij të vecantë.

   Me flokë të shkurtra e balluke, kjo është Irina e re, pamje me të cilën tani dhe më pas do të kemi rastin ta shohim.

   Moderatorja Alketa Vejsiu është duke shijuar disa ditë pushimi në një vend ekzotik.

Johnny Depp anulon të gjitha konferencat për shtyp dhe daljet e tij në media.