Me një eksperiencë 30-vjeçare në skenën e muzikës shqiptare, me mbi 800 këngë, ai është një nga këngëtarët më popullor dhe të suksesshëm. Ai i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve dhe ka arritur të zërë vendin e vet në muzikën shqiptare në Kosovës e më gjerë edhe në kohën e re.

Po flasim për Sabri Fejzullahun, të cilin përveç se në muzikë, e kemi parë edhe në rolin e aktorit, por shumë pak e dinë që dikur në vitet 2001-2004, ai ishte pjesë e parlamentit si deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Pas vitit 2004 ai u shkëput nga politika dhe iu përkushtua sërish muzikës, duke u shprehur se ky vendim është marrë pasi nuk i pëlqejnë politikat e tanishme.