Anxhela Peristeri u shpall fituese në edicionin e 19-të të festivalit “Kënga Magjike”me këngën “E çmendur”. 

Me shumë pak pikë diferencë, vendin e dytë e zuri Elhaida Dani.

Ishin votat e këngëtarit të fundit, i cili ndryshoi komplet rezultatin duke bërë që trofeu të shkojë në duart e Anxhela Peristerit.

Në një moment dukej se fitorja ishte e sigurt per Elhaiden, por 30 pikeshi i votuesit te fundit ndryshoi gjithcka.