Muzikanti i njohur britanik i pop-rock-ut, Chris Rea humbi ndjenjat gjatë një koncerti live në Oksford, dje në mbrëmje, por tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, sipas një zëdhënësi të shërbimit ambulator.

“65-vjeçari, i njohur sidomos për këngën ‘Driving home for Christmas’, po këndonte prej rreth 45 minutash në New Theatre Oxford, kur ra mbi shpinë së bashku me kitarën e tij”, sipas Britain’s Press Association, që citon dëshmitarë okularë.

Rea, i cili arriti famën në vitet ’70-’80, u diagnostikua me kancer në pankreas në vitin 2000. Më pas ai pësoi edhe një atak kardiak. Rea ka shitur mbi 30 milionë albume.