Këngëtari i njohur shqiptar Seven Saraçi ka rrëfyer për një takim befasues që ka pasur me zonjën e parë të SHBA-së, Melania Trump, gruan e Donald Trump.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Prive” dhe ka rrëfyer një histori për të cilën nuk kishte treguar ndonjëherë më parë.

“Unë bashkë me tre miq të mi kemi shkuar të takojmë një shok në “Trump Toëer”. Ai banonte në katin e 54-t, por ne e ngatërruam katin duke u ngjitur në katin e 55-të, aty ku ishte shtëpia e Melania Trump. Kemi hapur derën dhe na ka dalë bashkëshortja e Trump bashkë me forcat e sigurisë, të cilët shkaktuan një rrëmujë derisa u sqarua ngjarja”, ka rrëfyer Saraçi.

(Rrëfimin, mund ta ndiqni nga minuta 1:30 sekonda)