Këngëtarja e famshme rrëfen varësinë ndaj drogës dhe problemet shëndetësore

Postuar: 07/12/2017 - 21:21

   Këngëtarja Fergie ka folur me guxim për luftën e saj ndaj varësisë prej narkotikëve.

Fergie ka hapur zemrën dhe ka folur për luftën me psikozën dhe demencën.

Gjatë kohës së ndarjes nga ish-bashkëshorti, Fergie ka zbuluar se si në moshë të re nuk e kishte aspak të lehtë.

Ajo thotë se eksperimentet me drogë e sollën deri te problemet e vështira shëndetësore.

“Kisha prekur fundin. Kam vuajtur nga psikoza dhe demenca. Kisha halucinacione”, ka pranuar Fergie.

Ajo ka zbuluar edhe pasojat që kishte bartur pas konsumimit të drogës.

“Doja të ulesha në hapësirë të mbyllur ku më shfaqeshin bletë dhe lepuri”, ka thënë këngëtarja.

Në fillim kjo i dukej argëtuese, por shumë shpejt kuptoi se deri ku kishte arritur.

“Dita kur ndalova të argëtohesha ishte dita kur forca, besimi dhe shpresa ime u zgjuan për diçka më të mirë”, tha ajo për Daily Mail.

Ajo në këtë intervistë po ashtu diskutoi shkurtimisht divorcin me Josh Duhamelit, pas tetë vjet martese. Ajo tha se nuk ka kohë për pikëllim, pasi po punon shumë për të promovuar albumin e saj të parë solo “Double Dutchess”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Filloi karrierën si modele për të qenë një ndër prezantueset më të njohura të ekranit shqiptar.

Rita Ora ishte në Prishtinë ditën e djeshme, ku ka mbajtur një koncert madhështor në kryeqytetin kosovar.

Na dukej gati e paimagjinueshme që Saimir Kodra të linte Fiksin dhe miqësinë me Filip Çakulin e megjithatë ai u largua për të bërë të një

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata e pranoi më në fund se është në një lidhje të re dashurie.

Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova ishte e ftuara speciale në koncertin për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e cila mbajti n

Këngëtarja kosovare me famë botërore ka performuar mbrëmë në koncertin e 10 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës, i cili mblodhi mijëra njerë

Këngëtarja Elvana Gjata dhe moderatori e aktori i humorit Ermal Mamaqi, gjithnjë e kanë shprehur miqësinë e ngushtë që kanë me njëri-tjet

Elvana Gjata i ka dhënë fund pas 15 vitesh bashkëpunimit në muzikë me këngëtarin Flor Mumajesi dhe grupit të tij, “Three dots”.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” i Arbana Osmanit, pati premierën e tij mbrëmjen e së shtunës në ekranin e “Top Channel”.

Ish-Miss Universe Albania, Fjoralba Dizdari, prej pak ditësh është shfaqur në ekranin e ABC News si prezantuese e motit.