Ajo u bë e njohur në festivalin e “Eurovizionit” në vitin 2014, pasi u shpall fituese atij edicioni. Kënga “Rise like a Phoenix” e Conchita Wurst mori vëmendje maksimale në atë kohë, por jo më pak u diskutua edhe paraqitja e saj. Ajo është një personazh i interpretuar nga Thomas Neuwirth, i cili kur i referohet Conchita-s përdor përemra femëror, kurse kur i referohet Thomas përdor përemra mashkullorë.
Por këngëtarja ka habitur gjithë publikun me deklaratën që ka bërë së fundmi. Në profilin e saj në Instagram ka bërë një postim ku rrëfen se është bartëse e virusit HIV. Ajo dëshironte që këtë gjë ta mbante sekret, por një ish i dashur e ka kërcënuar se do ta tregonte për publikun.
“Nuk do t`i jap askujt të drejtën të më friksojë dhe të ndikojë në jetën time. Më mirë ta tregoj personalisht sesa të merret vesh nga njerëz të tjerë. Shpresoj që t`ju jap të tjerëve kurajën për të luftuar kundër diskriminit të njerëzve që janë të prekur nga ky virus”, ka rrëfyer Wurst duke shtuar se trajtimi i vazhdueshëm ka mundur ta parandalojë përhapjen e virusit.