Ajo i ka mahnitur fansat kur performoi këngën "No Tears Left To Cry" në skenën e Billboard, por Ariana Grande ka humbur dicka me vlerë.

Gjatë shfaqjes, këngëtarja amerikane mbante një varëse me diamante 45 karat, të dizejnuar nga Djula, por që i humbi gjatë kërcimit.

Sipas mediave të huaja, vlera e saj arrinte në 169 mijë dollarë. Thuhet se nuk ishte faji i Ariana Grande pasi varësja nuk ishte mbërthyer sic duhet.

"Kjo është hera e parë që dicka prishet kur një emër i njohur e përdor në skenë. Fatmirësisht nuk u përhap dhe u gjet para përfundimit të shfaqjes së madhe", thanë burimet.