Ajo është një nga këngëtaret shqiptare më të përfolura dhe suksesshme, jo vetëm në Shqipëri por edhe nëpër botë. Jo më kot vazhdon të jetë në majat e playlist-ave muzikore ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për Rita Ora-n. Ishte “Your Song” kënga e cila bëri serish të futej fuqishëm në idustrinë  e muzikës pas largimit prej 2 vitesh. Më pas me këngën “Anywhere”  dhe së fundmi  me “For You” Rita vazhdon të kryesojë, shkruan intv.al.

Por ajo që na bën me krenarë është se Ora arriti të jetë artistja femër më e famshme në botë dhe këtë e tregojnë edhe klasifikimet e artistëve.

Ndërkohë Rita ka shënuar edhe një sukses të madh në karrierën muzikore. Rita ka treguar në Instagram se me këngën e saj “Anywhere” ka arritur të thyej rekordin në karrierën e saj, pasi kjo këngë ka qëndruar për 10 javë në Top10 e këngëve në US. Epo ky po që quhet SUKSES.