Ajo është një ndër këngëtaret më të talentuara shqiptare dhe me një zë të jashtëzakonshëm.

E ftuar në emisionin "Wake Up", Anxhela Peristeri ka lënë për një moment mënjanë karrierën, dhe ka folur për jetën e saj private dhe martesën.

Me shaka Anxhela është shprehur se nuk e di nëse ndonjëherë do të martohet pasi është shumë e lidhur me familjen e saj. 

"Unë jetoj ende me prindërit. Vetëm babi ka të drejtën të më zgjoj nga gjumi, askush tjetër. Kemi qenë gjithmonë shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Kur isha 20-vjeç që shkova në Greqi sikur u bëra pak më e pavarur",-është shprehur Anxhela duke qeshur.

Pyetjes së moderatorit se a është në një marrëdhënie, këngëtarja shqiptare është përgjigjur se është singëll.