Kida dhe Xhensila kanë patur gjithnjë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën sidomos pas bashkëshpunimit ”Uh Baby”, që rezultoi i suksesshëm në karrierën e të dyjave. Vajzat i kemi parë shpeshherë t’i komentojnë fjalë të mira njëra-tjetrës në rrjete sociale edhe pse ajo që i çuditi të gjithë ishte mosprezenca e Kidës në dasmën e Xhensila Myrtezajit me Bes Kallakun më 1 shtator.

Në një intervistë për “Mirage” më në fund Kida ka treguar se përse mungoi në ditën më të rëndësishme të mikeshës së saj.

“Më ka ngelur peng që nuk shkova të jem e sinqertë. Fatkeqësisht i kisha planifikuar pushimet më herët se të vendosej data e dasmës. Jam munduar t’i anulloj por sërish më përkonin me një koncert timin në Zvicër. Fatkeqësisht nuk munda ta shtyja. Ajo ishte një kukull në dasmë. Është një vajzë jashtëzakonisht e mirë dhe në atë ditë ka shndërritur.”,- është shprehur Kida duke e uruar edhe njëherë publikisht miken e saj për një jetë të lumtur./Blitz.al/