Prej disa ditësh, balerina e njohur Klaudia Pepa është vënë në qendër të diksutimeve pas një videomesazhi për ish-bashëshortin e saj, Albi Nako të cilin e quajti “vëlla”. Ndjekës të shumtë të balerinës, e kritikuan ashpër, por pa marë asnjë reagim nga Klaudia.

Së fundmi, ajo vendosi të thyjë heshtjen dhe të shpjegojë pse zgjodhi ta quante ashtu Albin.

"Për ata që nuk e kanë kuptuar…Një vëlla është miku që ta jep natyra. Një vëlla është i afërt si duart dhe këmbët . Unë e përkufizova Albin si një familje sepse e tillë është për mua. Nëse fjalët më dalin nga zemra , nuk janë asnjëherë të gabuara,”-është shprehur ajo.