Kohët e fundit lidhja e reperit Majk dhe bloggeres Melita Nushi është kthyer në qendër të mediave rozë. Në fillim për shkak të deklaratës së dashurisë që Majk i bëri në një nga koncertet e tij dhe më pas për aludimet e ndarjes.

Disa javë më parë, “Prive.al” zbuloi se lidhja mes tyre kishte përfunduar. Ndonëse lajmi u tentua të përgënjeshtrohej, ai është vulosur sërish si i vërtetë, pasi Majk është fotografuar krahas një vajze tjetër.

Këtë herë bëhet fjalë për një vajzë brune mjaft simpatike me të cilën janë parë në hapjen e restorantit të menaxherit të Babastars.