Konflikti që i dha fund bashkëjetesës 18-vjeçare të Eneda Tarifës me Erjon Zaloshnjën

Postuar: 20/01/2018 - 12:46

   Në rrethet e miqve të tyre ata quhen “çifti i lashtë”, pasi kishin një jetë bashkë. Mediat shkruan vetëm pak ditë më parë për ndarjen e këngëtares Eneda Tarifa nga partneri i saj prej 18 vitesh, muzikantin Erjon Zaloshnja, i cili në fillimet e njohjes, në ndonjë intervistë, kur e pyesnin për Enedën, shprehej: “Ajo është muza ime”.

Ishte janari i vitit të kaluar 2017, kur Eneda u nda nga banda e bashkëshortit të saj në club-in “Rock Stock” për të kënduar në një tjetër club në Durrës, e pavarur nga ai, kësaj here në bashkëpunim me Sidrit Bejlerin shkruan Panorama.

Që nga ajo periudhë, ajo nuk është parë më pranë partnerit të saj, bashkëjetesë nga e cila ka një vajzë, Arian. Sipas mediave, çifti nuk shihen më bashkë dhe mesa duket, i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin, në të gjitha aspektet, edhe si ortakë, pasi dihej, që prej vitesh ishin bashkëpronarë të club-it të njohur në Tiranë, por as këtë sezon, Eneda Tarifa nuk këndoi në këtë lokal. 

Po të shohësh profilin në “Instagram” të Enedës, ku duket që është aktive, sheh vetëm foto të saj dhe të vajzës, por asnjë me partnerin. 

Nuk dihet konkretisht se çfarë ka ndodhur mes çiftit, por, burime të afërta, tregojnë se Eneda është larguar nga shtëpia ku jetonin bashkë, për të nisur një jetë të re me vajzën. Ndërkohë, në “Facebook”-n e Erjon Zaloshnjës, gjenden ende foto me Enedën, të para dy viteve ku ata shfaqeshin shumë romantikë dhe të dashuruar pranë njëri-tjetrit, pasi, mesa duket, kanë qenë në ditët e tyre më të mira si çift.

Në mars të këtij viti, Eneda Tarifa feston 35-vjetorin, por ishte vetëm 17 vjeçe kur nisi historinë e dashurisë me kompozitorin e këngëve të saj të para, që ishte disa vite më i madh se ajo. Për këngëtaren e rrymave, pop, r&b e rock dhe njëkohësisht prezantuesen televizive, karriera do të ecte paralelisht me historinë e saj të dashurisë, që nga vitet 2000.

Edhe pse kanë pasur disa ndarje të vogla, nuk dihet pse kjo ndarje e madhe erdhi pikërisht në momentin që u bënë bashkëpunëtorë të një clubi të njohur në Tiranë, të cilin e hapën bashkë me Elton Dedën. /Marrë me shkurtime nga "Panorama"

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka nisur si çdo të dielë emisionin e tij “E diela shqiptare”.

   Këngëtarja Rezarta Shkurta ka publikuar në Instagram një foto mjaft provokuese.

   Adam Levine dhe Behati Prinsloo janë bërë prindër për herë të dytë.

   Pas dasmës madhështore të Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut tashmë flitet vetëm për “shtatzëninë” e këngëtares.

   Shumë i diskutuar ka qenë raporti mes Julian Dedës dhe Gentian Zenelaj.

Filloi karrierën si modele për të qenë një ndër prezantueset më të njohura të ekranit shqiptar.

Rita Ora ishte në Prishtinë ditën e djeshme, ku ka mbajtur një koncert madhështor në kryeqytetin kosovar.

Na dukej gati e paimagjinueshme që Saimir Kodra të linte Fiksin dhe miqësinë me Filip Çakulin e megjithatë ai u largua për të bërë të një

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata e pranoi më në fund se është në një lidhje të re dashurie.

Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova ishte e ftuara speciale në koncertin për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e cila mbajti n