Himni i "Rusi 2018" që do këndohet nga Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam, do publikohet më 25 maj.

Një postim në Instagram, ku etiketohet bukuroshja shqiptare zbulon titullin e këngës që do jetë "One life to live" që do të thotë 'Një jetë për tu jetuar.'

Titullin e zbuloi aktori i njohur i Hollywood-it, Will Smith. Ata kanë bërë regjistrimet në Budapest të Hungarisë.

Ndërkohë që po punojnë për klipin që do performohet në hapjen dhe Finalen e Madhe të Kampionatit Botëror të Futbollit.

Era Istrefi publikoi mbrëmjen e kaluar disa imazhe nga klipi, por i fshiu duke mos dhënë asnjë arsye.