Edhe pse ata zyrtarisht nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre të dashurisë, të shumta kanë qenë sinjalet që ata janë bashkë prej kohësh. Bëhet fjalë për Luana Vjollcën dhe Krenar Çoçajn.

Një foto e shkrepur në dasmën spektakolare të Sara Hoxhës dhe Ledion Liços, ka nxjerrë zbuluar moderatoren seksi dhe partnerin e saj kosovar.

Luana shkëlqente e veshur me një fustan të kuq, super elegant, ndërkohë që edhe partneri i saj kishte bërë një zgjedhje shumë stylish sa i takon kostumit dhe pamjes së tij. Fotot sipas Prive. al na e konfirmojnë raportin mes të dyve.