Kylie Jenner ka mbushur 21 vjeç dhe në Instagram feston me dhuratën më të ëmbël për të, të voglën Stormi që lindi në shkurt.

Kylie edhe ditën e ditëlindjes ia ka kushtuar të bijës. “Të festoj ditëlindjen time me dhuratën më të veçantë. E çfarë ishte jeta para teje, Stormi. Të dua ëngjëlli im i ëmbël”, shkruan ajo në foton e postuar në Instagram.

Më pas më e vogla e familjes Kardashian-Jenner, ka bërë një fotomontazh të sajën kur ka qenë e vogël me të ëmën, Kris, dhe a e gjeni ndonjë ndryshim?