Moderatori Edi Manushi do të largohet përfundimisht nga emisioni ‘Procesi sportiv’. Pas një dekade si moderator i programit, Manushi u shpreh se do ja lërë stafetën brezit të ri.

E kemi parë prej shumë vitesh teksa drejton ‘Procesin sportiv’ krah bukuroshes Marina Vjollca. Muajt e fundit kur Marina u largua, Edi Manushi prezantoi krah Fjoralba Ponarit.

Por mesa duket, ka hequr dorë përfundimisht nga ky emision. Mbrëmjen e kaluar gjatë emisionit ‘Top arena’, vetë prezantuesi njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e ‘Procesit sportiv’ dhe se rrugëtimit të tij me programet sportive i ka ardhur fundi. 

“Është momenti t’ia lëmë stafetën brezit të ri”, tha Edi pa zbuluar nëse do ta shohim në ndonjë format tjetër.