Legjenda e Hollivudit, Kirk Douglas njihet si një nga aktorët më të mirë, por edhe për jetëgjatësinë pasi të shtunën ka festuar 101 vjetorin e lindjes.

Shumë anëtarë të familjes uruan legjendën duke shprehur të gjithë dashurinë që kanë për të. Vitin e kaluar, Akademia Oscar e nderoi për 100-vjetorin e lindjes me një festë të madhe.

Kirk është aktor amerikan, producent, regjisor dhe autor i disa filmave më të suksesshëm.