Vajza e themeluesit të Top Medias, Lori Hoxha feston sot ditëlindjnn.

Fashionistja e njohur i ka nisur festimet për 24-vjetorin e lindjes, që në orën 00:00, kur data ka shënuar 19 tetor.

Ashtu si në çdo 19 tetor edhe këtë vit Lori ka organizuar një festë të madhe ku ka mbledhur miqtë e saj më të mirë, për të festuar.

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur të ekranit shqiptar, që janë ftuar për të qenë prezent në ditëlindjen e fashionistes, si Luana Vjollca, Arbana Osmani, Eno Popi, Xhemi Shehu e motra Sara Hoxha dhe Ledion Liço.

E veshur me një fustan gold të shkurtër, të hapur në pjesën e gjoksit, Lori padyshim  që shkëlqente si gjithmonë.