Duket se festivali i 56-të i RTSH-së nuk po kalon dhe aq në qetësi.

Këngëtari Luiz Ejlli, ndonëse një prej finalistëve, ka publikuar mëngjesin e sotëm 3 video të prezantimit të këngës së tij në bashkëpunim me Rezarta Smajën, ku moderatori Adi Krasta nuk përmend në asnjë çast emrin e tij. 

Ejlli ka vënë në dukje se diçka e tillë e bërë 3 herë rresht është tendencioze dhe dashakeqëse.

“Te dashur miq, poshte keni 3 video ku prezantuesi i festivalit te Rtsh-se, Adi Krasta, nuk ma thote emrin. Kjo ska ndodhur as ne kohen e Enver Hoxhes, cfare prapavije ka kjo??? Ky eshte nje skandal!”,– përfundon statusi i këngëtarit shkodran.