Marina Vjollca është një nga moderatoret më pozitive dhe më të dashura të publikut shqiptar.

Ajo është tërhequr për momentin nga ekrani dhe të gjithë po presin me padurim rikthimin e saj edhe pse ende nuk është përfolur për një program të ri që do moderojë.

Ndërkohë Marina është përfolur kohët e fundit për një shtatzëni të mundshme, por moderatorja i ka mohuar këto zëra. Ndërkohë për moderatoren është koha për një rregull të ri në jetë.

Këtë ajo e ka treguar me postimin më të fundit duke rrezatuar sërish ndjesi pozitive.

'Të vendosim një rregull të ri për jetën…Të përpiqemi gjithmonë që të jemi paksa më të mirë se ç'na kërkon nevoja."- shkruhet në pjesën e nënvizuar nga Marina.