Martohen yjet e "Game of Thrones"

Postuar: 25/06/2018 - 12:09

Yjet e "Game of Thrones", Kit Harrington dhe Rose Leslie i kanë dhënë fund beqarisë. Çifti i aktorëve janë martuar të shtunën në Aberdeen të Skocisë.

Në dasmë ishin të ftuar yje të tjerë si Emilia Clarke, Sophie Turner, Maisie Williams dhe Peter Dinklage.

Harington dhe Leslie njoftuan se ishin fejuar në shtator në The Times of London.

Harington luan rolin e Jon Snow në filmin e famshëm "Game of Thrones", i cili do të transmetojë sezonin e tij të fundit vitin e ardhshëm.

Ndërsa Leslie portretizoi Ygritte, një luftëtare të guximshme, karakteri i së cilës u vra në sezonin e katërt.

Aktorët 31-vjeçarë, kanë qenë në një lidhje prej disa vitesh por e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre larg vëmendjes së publikut.

Ata u lidhën në vitin 2012 por u shfaqën si çift në publik në vitin 2016 në tapetin e kuq të Olivier Awards në Londër.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vajza e ish-presidentit të Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama, Malia, ka shkëmbyer puthje në rrugët e Parisit me Rory Farquharson, raporton

   Albërie Hadërgjonaj njihet si një ndër këngëtaret shqiptare më pa komplekse.

   Rita Ora ka përshëndetur fansat me foto topless nga dhoma e hotelit.

   Këngëtari dhe kantautori i njohur dhe mjaft i dashur për publikun, Flori Mumajesi ka befasuar të gjithë fansat e tij gjatë ditës së so

Moderatori Edi Manushi do të largohet përfundimisht nga emisioni ‘Procesi sportiv’.

Aktorja e njohur turke, njëkohësisht këngëtare, është dënuar me 11 muaj dhe 20 ditë burg për shkak të fyerjes që i ka bërë presidentit tu

Ditën e djeshme u mbajt ndeshja finale e Kampionatit Botëror të futbollit, ku Franca shënoi kundër Kroacisë, duke u shpallur Kampione e b

Era Istrefi performoi përkrah këngëtarëve me famë botërore Will Smith dhe Nicky Jam, në finalen e Kupës së Botës.

Muajin e kaluar, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhanë lajmin e bukur se së shpejti do të bëhen

   Babai i dukeshës Meghan Markle, Thomas Markle ka thënë se ka frikë se dukesha e Sussex-it është 'e tmerruar' në rolin e saj të ri dhe