Aktorja e famshme botërore, me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku, mbrëmë është martuar në një ceremoni private.

Ceremonia e dasmës thuhet se ka qenë shumë private dhe aktorja ende nuk ka ndarë me fansat e saj ndonjë foto apo video.

Por është fotografi i njohur Fadil Berisha, ai që ka postuar në profilin e tij në Instagram një video ku shihet Eliza e veshur me fustan të bardhë, me bashkëshortin e saj. Fustani duket shumë elegant dhe Eliza rrëzëllitëse.