Këngëtari Ricky Martin është zyrtarisht i martuar.

Jam më në fund një bashkëshort” ishin fjalët e Martin, në një intervistë për një media amerikane.

46-vjeçari dhe partneri i tij Jwan Yosef i kanë premtuar njëri tjetrit besnikëri.

Ata janë celebruar, por festa me shoqërinë dhe familjarët do të bëhet pas disa muajsh.

Kemi në plan të organizojmë një darkë zyrtare dhe më pas një festë të madhe”- ishin fjalët e këngëtarit nga Porto Riko.

Çifti Martin dhe Yosef janë parë për herë të parë së bashku në fillim të 2016, dhe e shpallën fejesën në përfundim të këtij viti.

Ricky Martin njihet si një nga ikonat që ka luftuar kundër homofobisë.  Disa nga këngët e tij më të famshme janë “Livin la vida Loca” dhe “Vente Pa Ca”, një hit veror që mori më shumë se 1 miliard klikime.