Me djalin në krahë, këngëtarja e njohur tregon periudhën e vështirë të shtatzënisë

Postuar: 13/02/2018 - 16:52

Ajo u lumturua shumë kur mësoi në korrik të 2016-të se ishte shtatzënë dhe se do të sillte në jetë një djalë. Por shtatzënia për Adelina Ismailin nuk ka qenë një periudhë e bukur si për çdo nënë. Këngëtarja në po të njëjtin vit, në prill kishte humbur nënën pas luftës me një sëmundje të rëndë.

Dëshironte prej kohësh që të bëhej nënë, dhe fëmija erdhi pikërisht në momentin që më pak e priste. Një lum ndjenjash e pushtuan Adelinën, kur mori vesh se do të sillte në jetë një fëmijë.

"Kam kaluar një fazë ekstremisht të vështirë. Mami ka ndërruar jetë në prill, unë kam mbetur shtatzënë në korrik. Ka qenë një intensitet ekstrem i ndjenjave. Përballja me humbjen e njeriut më të madh në jetë, pastaj me jetën që po zhvillohet brenda teje. Në një anë ka qenë gëzim i tepruar, në tjetrën dhimbje e tepruar. Për herë të parë jam rrëzuar prej peshës së ndjenjave. Më dukej se një anë e imja po ngrihej lart, tjetra po fundosej," -është shprehur Adelina.

Uliks 9 muajsh tashmë është shfaqur në studion e emisionit "NIN", për të surpizuar të ëmën. Ai është një djalë shumë simpatik, dhe duket që i ngjan babait të tij, Valit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një foto e postuar nga këngëtari Flori Mumajesi në Instaram, ku shfaqej dora e tij dhe e një femre, e cila mbante në gisht një unazë,

   Beyonce & Jay Z kanë performuar mbrëmjen e shkuar në stadiumin “Allianz Riviera”, në Nice, Francë, para mijëra fansave.

   Për këngëtaren Aurela Gaçe, dita e sotme është një nga më të rëndësishmet, pasi motra e saj feston ditëlindjen.

Të gjithë i kujtoni hitet e para të Noizy-t, "Malet e Dibrës", "Histori e gjatë", "Jena mbretër", "Mr.

Seriali "Rebelët" ka qenë një ndër më të ndjekurit vite më parë dhe që tërhoqi vëmendjen e të gjithë teleshikuesve me historinë e një gru

Tashmë është zyrtare, Dua Lipa do të këndojë kolonën zanore të filmit "James Bond", në hapat e gjigandëve të muzikës botërore.

Këngëtarja Arilena Ara ka festuar dje 20-vjetorin e ditës së lindjes me një festë madhështore.

Në puntatën e fundit të Top Arena, Edi Manushi dhe partnerja e tij e re, Fjoralba Ponari, u vunë përballë njëri-tjetrit për të zbuluar çf

Ditën e sotme këngëtari i grupit West Side Family, Landi Hysi, ka festuar ditëlindjen.

Vajza e ish-presidentit të Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama, Malia, ka shkëmbyer puthje në rrugët e Parisit me Rory Farquharson, raporton