Me lot në sy, këngëtarja flet për vdekjen e vëllait, adoptimin dhe punët e vështira në Gjermani

Postuar: 13/03/2018 - 13:03

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, e ftuar në emisionin "Rreze dielli" në Report Tv, ka rrëfyer periudhat më të vështira të jetës së saj.

Viti 2017 për këngëtaren Maja Aliçka nuk u tregua aq bujar, pasi në muajin dhjetor u nda nga jeta vëllai i saj i vetëm, pak kohë pasi kishte humbur edhe dy prindërit. Me lot në sy, ajo kujtoi momentin tragjik të jetës së saj.

"Jam tërhequr goxha nga fatkeqësia e fundit, e cila ka ndodhur brenda tre muajsh. Kam qenë prezente vetëm në disa koncerte, por për mua ka qenë shumë e vështirë. Po u rrëzove, duhet të ngrihesh. Ne jemi disa motra dhe kishim vetëm atë vëlla…"

Më tej, Maja kujtoi edhe periudhën kur ka jetuar në Gjermani dhe vështirësitë me të cilat është përballur gjatë jetës si emigrante.

"Shkova për shkollë dhe aty më adoptoi një zonjë në Gjermani, edhe pse isha mbi moshë, mbi 18 vjeçe. Fillova duke punuar, duke pastruar, në fabrikë në teatër etj. Puna më e vështirë që kam bërë ka qenë në fabrikë. Ishte punë monotone. Më mirë të jem në mal të mbledh çaj, sesa të bëj një punë monotone. Kam punuar 2 muaj aty."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edhe pse shtatzënë bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa nuk i ndahet punës.

Ylli hollivudian Eva Longoria ka lindur fëmijën e saj të parë, një djalë që e ka quajtur Santiago Enrique. 

Vijon në mediat shqiptare “merkatoja televizive” për të marrë personazhe të njohur.

Në këtë merkato moderatorësh televizivë për sezonin e ri, lëvizja e Turjan Hyskës nga “Vizion” në “Klan” është nga ato për t’u mbajtur me

Edhe Jennifer Lopez duhej të përballej me audicione dhe juri për të arritur këtu ku është sot.

Jemi mësuar që ta shohim të kuruar deri në detaje në çdo dalje të saj publike, apo edhe në çdo fotografi që ajo poston në rrjetet sociale

Aktorja e famshme Heather Locklear është dërguar në spital për një vlerësim psikik pasi tentoi të vriste veten.

Format e saj trupore janë më së miri, por pavarësht kësaj edhe Lori Hoxha ka vendosur të mbajë dietë dhe në disa foto në Instastoryt zbul

XXXTentacion, një nga artistët më popullorë të repit në SHBA është vrarë në Florida me disa plumba pistolete.