Risia më e re e Instagramit "Ask me" i ka përfshirë tejet përdoruesit e këtij rrjeti social, qofshin ata personazhe publike apo njerëz të thjeshtë.

Edhe aktori i njohur i humorit Julian Deda ka vendosur të bëhet pjesë e këtij trendi, ku një ndër pyetjet që i ishte bërë, i kërkonte atij të zgjidhte mes Gentit dhe Ermalit.

"Një pyetje me spec, kush të bën më shumë për të qeshur Ermal Mamaqi (bashkë) apo Genti?", pyet një fans/fanse Julin.

"Kjo nuk është pyetje me spec por me sallatë jeshile", përgjigjet Juli duke i bërë bisht me diplomaci pyetjes.

Tre aktorët e njohur, Gentian Zenelaj, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi, pjesë e grupit SHBLSH, prej disa vitesh ndjekin rrugën e tyre të ndarë ndonëse dëshira e publikut për t'i parë sërish bashkë nuk mungon.