Është ndarë nga jeta këngëtari i njohur shqiptar.

Kengetari, Nijaz Bytyqi ishte emër i shquar i muzikës shqiptare, i cili për vite të tëra argëtoi publikun me këngë dashurie.

Lajmin për vdekjen e këngëtarit në moshën 72-vjeçare,e ka bërë të ditur djali i tij, Elvisi përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim lajmërojmë të afërmit dhe shokët tanë, se sot me datë 03.03.2018. ndërroi jetë babi ynë NIJAZI BYTYQI!”, ka shkruar ai duke njoftuar se varrimi është bërë paraditen e sotme.

Nijazi ishte i njohur për këngët e tij, si: "Eja e dashur", “Venera”, “Flutura”, “Një letër ta shkrova”, etj.