Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, legjenda e muzikës Soul, Aretha Franklin. Franklin vdiq në vendlindjen e saj Detroit.

Publicisti i saj Gwendolyn Quinn e bëri të ditur lajmin me anë të një deklarate familjare, në të cilën thuhet se “shkaku zyrtar i vdekjes së Franklin ishte për shkak të kancerit të pankreasit”.

Këngëtarja legjendare u diagnostikua me kancer në vitin 2010 dhe vitin e kaluar njoftoi se do të tërhiqej nga muzika.

Performanca e asaj e fundit ka qenë në nëntor në një mbrëmje gala në New York, e mbajtur në ndihmë të Fondacionit “Elton John Aids”.