Deputeti i PD në qarkun e Pogradecit, Klevi Balliu, ishte sot i ftuar "Ditë e Re" në “Ora News” ku "u prek" pak tema e një lidhjeje të mundshme me moderatoren e sportit Ilda Bejleri.
I pyetur nga prezantuesi i emisionit, Balliu ka sqaruar se me bukuroshen Bejleri janë vetëm miq.
"Unë me Ildën jem miq, njihemi prej kohësh. Ato janë lajme të rreme. E kam shumë shoqe, është super gocë, super gazetare, ka thyer dy-tre tabu në televizion, sepse para se të fillonte Ilda nuk ka patur shumë vajza që flisnin për sportin, është super gocë, e kam shumë shoqe, është shumë e bukur, por nuk është ajo që raportohet."
Thashethemet për një lidhje të mundshme midis të dyve kanë kohë që qarkullojnë nëpër portalet dhe faqet rozë të shtypit shqiptar.