Ditëlindja e modeles Kyle Jenner u përfol shumë për faktin se ajo ishte frymëzuar nga Paris Hilton për të veshur një nga fustanet më në modë.

Pas asaj dite, ky fustan është një ndër më të preferuarit edhe për vajzat e njohura të ekranit shqiptar.

Këngëtarja Nora Istrefi e solli si trend për herë të parë në klipin e ri për të treguar se nëse ke një trup modeleje, mund të dukesh superyll si ajo.

Më pas showgirl-i Morena Taraku dhe së fundmi edhe Aurela Hoxha, nuk kanë mundur t’i rezistojnë këtij fustani kaq seksi.

Të njëjtin fustan i pamë edhe Lori Hoxhës në ditëlindjen e saj. E veshur e gjitha me shkëlqim, fustani në versionin Gold (ngjyrë ari) ndriçonte blogeren shqiptare, e cila ishte bërë mjaft seksi. Ajo e kishte kombinuar fustanin me një palë sandale po Gold, ndërsa flokët i kish bërë me onde të lehta.

Lori Hoxha mbushi 24 vjeç dhe organizoi një festë të madhe me miq e familjarë, fotot e të cilëve janë shpërndarë në rrjetet sociale prej orës 00:00.

/ICON STYLE/