Aktori i njohur shqiptar, Nik Xhelilaj vazhdon të ketë sukses të madh në Turqi pasi po bën role në seriale të ndryshme. Ndryshe nga herët e tjera, Niku do të marrë pjesë në një serial të ri ku do bëjë rolin e një shqiptari.

Në një intervistë për "NIN", ai tha: "Karakteri që do të luaj atje është shqiptar me origjinë nga Prizreni. Zgjodha të jetë nga Prizreni dhe tematika  e filmit ka të bëjë me Sirinë. Do e nis me rolin e terroristit, por në serialet turke nuk dihet se si përfundon."