Noizy është një nga reperët më të fiksuar për shpenzime të çmendura.

Dhe nuk bëhet fjalë për veshje të shtrenjta apo aksesorë. Noizy ka vënë në rrjesht tre makina Ferrari.

Duket se reperi i dashur i të rinjve nuk di të ndalë dëshirën e e madhe për të pasur në zotërim makina luksoze.

Të tretën ai e ka pagëzuar me emrin ‘Dhjetori’. Në profilet e reperit në rrjetet sociale dominojnë postime me makinat luksoze që ai ka në zotërim.

Pak muaj më parë ai ka nënshkruar një kontratë me Ferrarin dhe detajet i ka ndarë me fansat e tij. 

Nuk dihet nëse Noizy do ndalet me kaq ‘E treta e vërteta’ apo do të vazhdojë koleksionimin e Ferrarit.   

 

Her name is “December” #Collection

A post shared by NOIZY (@zinizin) on