I bllokuan hyrjen për në SHBA, por ruan ende raporte ‘të mira’ me qeverinë – Edhe pse prej kohësh në media u bë kryefjalë lajmi i bllokimit të pasaportës së deputetit të njohur, Tom Doshi, kjo si një lëvizje qeveritare mendohej, mesa duket, ky i fundit nuk e ‘ka prishur gjakun, nga ana tjetër.

Për Doshin, pavarësisht ngjarjeve të fundit, miqësia nuk preket, qoftë kjo edhe me ngjyra kundërshtare partiake. Vetëm ditën e enjte deputeti Doshi është parë të darkojë në një nga lokalet e njohura të Tiranës nën shoqërinë e ministrit të tij të ‘preferuar’, Blendi Klosi.

Ata janë parë të dy të hynin në ambientet e lokalit moskokëçarës për të shijuar një darkë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Paparaci ka arritur të kapë disa pamje ndërsa ecnin nëpër rrugët e Tiranës, ndërkohë që ishin duke iu drejtuar lokalit, Doshi i shoqëruar nga truprojat e tij, ndërsa para tij hyri ministri Klosi. /GSH/