Blac Chyna ka paditur familjen Kardashian, duke pretenduar se janë fajtorë për anullimin e emisionit të saj në televizon.

Ajo ka akuzuar familjen ‘hakmarrëse’ se dëshirojnë ta shkatërrojnë.

Avokatja e Chyna, emri i vërtetë i së cilës është Angela White ka konfirmuar për BBC se në padi është emri i Kris Jenner së bashku me Kourtney, Kim dhe Khloe Kardashian si edhe Kendall e Kylie Jenner.

Padia vjen pas prishjes së marrëdhënies së Chyna me Rob Kardashian, ndërkohë që kanë edhe një vajzë së bashku.

Pas ndarjes të dyja palët kanë akuzuar njërit-tjetrin, 29-vjeçarja ka akuzuar djalin Kardashian se ka sulmuar dhe përdorur dhunë ndaj saj.