Oriola Marashi në gjurmët e Encës?

Postuar: 20/01/2018 - 19:40

“Jo vetëm modë” këtë të shtunë i ka kushtuar vëmendje Oriola Marashit, një emër që po kthehet në fiksimin e ri të showbiz-it shqiptar. Fotot e saj bombastike me trupin zbuluar “çmendën” mijëra ndjekës në Instagram. Në fakt 21-vjeçarja ka disa kohë që është në kërkim të famës në fushën e modelimit por vetëm tani arriti të godasë, u shndërrua nga e zakonshme në atë që thuhet se do të jetë ylli i ardhshëm i biznesit muzikor. Pa diskutuar talentin, pasi ende s’kemi dëgjuar një këngë të saj ajo duket e favorizuar për të qenë vajza më e klikuar e internetit.

Në fund të dhjetorit me pjesëmarrjen në “Xing me Ermalin” ajo u prezantua si anëtarja me e re e grupit OTR dhe është mëse e qartë që Noizy po përpiqet t’i shtrojë rrugën që debutimi i saj të mos jetë zhgënjyes, për më tepër kur fansat do ta kishin kollaj krahasimin me ish-seksbombën e grupit, Enca. Strategjia për të bërë bujë tingëllon e njohur, Oriola Marashi duket tamam në gjurmët e paraardhëses së saj Enca Haxhia. Për Oriolën mund të thuhet se ka disa të përbashkëta me këngëtaren Haxhia, e cila komentohet për pozat provokuese. Fotoja topless me pantallona zbërthyer ishte një nga kushtet që sipas modelit të vendosur nga Enca edhe Oriola të quhej një seksi OTR.

Ashtu si Enca edhe ajo i’u përgjigj fansave se zhveshja e saj nuk ka të bëjë me famën duke theksuar se shpenzimet dhe faturat i paguan vetë. Enca Haxhia pavarësisht dështimit në “The Voice” u përpoq në dy edicione të “Top Fest”, por sërish pa sukses. Ajo nisi të bjerë në sy për shkak të pamjes ekstravagante në kripet e saj, ndërkohë Marashi ka anashkaluar fazën e audicioneve, edhe pse me diplomë kantoje në xhep ajo s’ka provuar të këndojë para publikut. 21-vjeçarja duket se ka dalë direkt në temë “duke i vënë gjoksin punës” dhe nëse gjërat funksionuan për Encën, përse të mos funksionojnë edhe për Marashin./tvklan.al

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtari grek Notis Sfakianakis ka reaguar me një postim në rrjetet sociale pas performancës së tij të djeshme në “Pallatin e Kongreseve

Është publikuar në YouTube kënga që do të simbolizojë Botërorin e futbollit që do mbahet në Rusi.

Moderatorja Luana Vjollca gjithmonë është komentuar në media për pamjen e saj si dhe ndryshimin që ka kaluar me kohën.

   Morgan Freeman është akuzuar për ngacmime seksuale nga disa femra, përfshi dhe reporterët që kanë mbuluar filmat e tij, sipas një rapo

   Këngëtarja e njohur ka dhënë më në fund një lajm të gëzuar. 

   Jona Spahiu është vënë në qendër të medias prej kohësh për dyshimet mbi një shtatzëni të mundshme, gjë të cilën nuk e ka konfirmuar. 

   Këngëtarja Eneda Tarifa ka publikuar në rrjete sociale disa momente nga prapaskenat e koncertit “Diva”.

Ajo i ka mahnitur fansat kur performoi këngën "No Tears Left To Cry" në skenën e Billboard, por Ariana Grande ka humbur dicka me vlerë.

Këngëtaret me origjinë shqiptare Dua Lipa, Era Istrefi dhe Rita Ora do të pushtojnë botën e futbollit këtë javë.