Këngëtarja Demi Levato luftoi me jetën por ia doli të shpëtonte edhe këtë herë ndërkohë që për momentin është e shtruar në një qendër rehabilitimi ku po merr të gjithë kujdesin e nevojshëm.

Burime për mediat e huaja tregojnë se Demi është duke u rikuperuar shpejtë për një arsye të vetme: ish i dashuri i saj, Wilmer Valderrama është duke i qëndruar gjithë kohës pranë çka po e bën këngëtaren, njeriun më të lumtur në botë.

Demi dhe Wilmer kaluan bashkë 6 vite dhe përgjatë këtyre viteve ylli i Hollywood nuk pati asnjë ndikim nga drogërat sepse siç dhe ajo është shprehur në një intervistë “dashuria për Wilmer ishte ‘drogë’ më vete dhe unë s’kisha nevojë për një tjetër adrenalinë”.