Këngëtarja e njohur, Elsa Lila prej kohësh është “zhdukur” nga ekranet televizive, por megjithatë mbetet një ndër më të dashurat për publikun shqiptar.

Por nga një foto e postuar së fundi në rrjetet sociale, është zbuluar edhe lidhja e saj me avokati e njohur, Saimir Vishaj.

Për të gjithë ju që nuk e dinit, Vishaj është daja i këngëtares së njohur.

Sot, ai ka publikuar një foto me Lilën ku shihen të përqafuar.

“I lumtur me mbesën,“-shkruan avokati.

Këngëtarja shfaqet në një formë shumë të mirë fizike, me flokët e zgjatur dhe e nxirë nga plazhi.