Futbollisti Gerald Pique vetëm pak më parë lajmëroi tërheqjen nga përfaqësuesja “La Roja”. 31-vjeçari njoftoi të shtunën e 11 gushtit, se po tërhiqet nga ndeshjet kombëtare për t’u përqëndruar me ekipin e tij, Barcelonën.

Duket se ky vendim i futbollistit është pritur shumë mirë nga e partnerja e tij, këngëtarja e njohur Shakira, e cila ka treguar mbështetjen e saj në rrjetet sociale.

"I dashur, përfundoi një aventurë që do ta mbajmë gjithmonë në zemrën tonë. Një nga momentet më të lumtura të jetës sime ishte kur të pashë të ngrije lart Kupën e Botës në vitin 2010", shkruan Shakira krahas fotos së Pique të postuar në profilin e saj në Instagram.