Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Erisa me anë të një postimi në Instagram ka treguar se ka ardhur në jetë vajza e saj Nikol.

"Ka lindur nje engjell me emrin Nikol qe erdhi ne shtepi per te festuar ditelindjen e vellait Henri…E mbushur me dashuri dhe e bekuar nga Zoti", ka shkruar Erisa në postimin e saj ku duket dora e vogëlushes.

Në kohën kur bëri publik lajmin e  shtatzënisë, Erisa ka qenë pjesë e spektaklit "C'est la vie".