Me rreth 2 milionë ndjekës në Instagram, Enca është personazhi shqiptar më i famshëm në rrjetet sociale.

E sigurisht që mes gjithë atyre “followers”, këngëtarja ka edhe VIP-a nga e gjithë bota përveç fansave të saj.

Format trupore të Encës si duket i kanë rënë në sy edhe pornostares së famshme Kendra Lust.

Në foton e fundit të publikuar nga Enca në Bruksel, pornostarja i dërgon një puthje këngëtares shqiptare, teksa ajo ia ka kthyer komentin duke e quajtur Kendran “bukuri”.

Ndërsa të shumtë kanë qenë edhe fansat që kanë komentuar poshtë komentit të pornostares.

Të njihet vallë Enca me Kendra Lust? Këtë nuk e dimë, ama dimë që nëpërmjet rrjeteve sociale qenkan “shoqe”.

Kendra Lust është  aktore e filmave me pullë të kuqe që prej vitit 2012.