Ata të dy kanë qenë prej shumë vitesh miq. Por ditët e fundit qarkulloi lajmi se, miqësia midis tyre është prishur.

Ky lajm erdhi pasi mes shumë urimeve për ditëlindje të fotografit të njohur, mungonte ai i modeles shqiptare Aurela Hoxha. I ftuar në "Wake Up", Endrit Mërtiri ka reaguar për herë të parë.

"Jo çdo vit i kemi dërguar njër-tjetrit mesazhe për ditëlindje, por edhe nëse prishim marrëdhënien tonë, ju siguroj që nuk dua ta bëj publike", u shpreh fotografi.